Jeta në Zvicër
Mobilizimi i elektoratit pasiv solli fitoren e “iniciativës…”
Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga gfs.bern dhe Instituti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Gjenevës
Mobilizimi i jashtëzakonshëm që bartësit e iniciativës “Kundër Migrimit Masiv” kanë arritur ta bëjnë në mesin e grupeve më pak të interesuara për politikë, ka sjellë rezultatin që e dimë, fitoren e iniciativës. Po ashtu, përqindja më e lartë e atyre që kanë votuar pro është te ata votues që janë përcaktuar për të votuar ë momentin e fundit.
Në këtë përfundim ka ardhur “Vox Analyse”,një studim i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik gfs.bern së bashku me Institutin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Gjenevës.
Në prezantimin që këto dy institute e kanë bërë sot janë marrë me shpjegimin e rezultatit pro iniciativës i cili, duke u bazuar në të gjitha sondazhet paraprake, ka dalë befasues.
Kjo vlen për Zvicrën gjermane dhe atë frankofone, por jo edhe për atë italiane (Tesina), ku disponimi pro iniciativës ka qenë konstant edhe para fushatës së votimit.
Fitoren e ngushtë SVP/UDC-së më 9 shkurt ja kanë siguruar edhe ata votues të cilët, sipas rregullit, me shumicë të madhe ju rrinë larg vendvotimeve. Votuesit me nivel të ulët shkollimi (me shkollën fillore) dhe nga shtresa me të ardhurat më të ulëta (më pak se 3000 franga), në këtë referendum kanë marrë pjesë në mënyrë më të shprehur se që marrin zakonisht. Dhe, këta kanë votuar me shumicë pro iniciativës.
Rezultati ka qenë edhe shprehje e frikës së përgjithshme dhe dyshimeve lidhur me pasojat respektivisht favoret që do të ketë Zvicra nga globalizimi në përgjithësi dhe nga rritja e fluksit të migracionit, në veçanti.
Ndarja në mes të të majtës dhe të djathtës ka qenë po ashtu pothuaj e plotë. Përderisa ithtarët e SVP-së kanë votuar pothuaj njëzëri pro, ata të SP/PS-së pothuaj plotësisht kundër.
Por edhe përqindja kundër e votuesve të partive të djathta, FDP/PLR-së dhe CVP/PDC-së ka qenë e theksuar. Ata konsiderohet se kanë votuar kështu duke u nisur nga rezoni ekonomik.
Sipas Vox-analizës, suksesit të iniciativës i ka ndihmuar edhe pjesëmarrja e ulët e të rinjve nga mosha 18 deri 29 vjeçare. Kjo kategori (për aq sa ka votuar) e ka refuzuar iniciativën në mënyrë më kategorike, por pjesëmarrja e saj në votim ka qenë më e ulëta.
Pjesëmarrësit në referendum e kanë vlerësuar tepër lartë rëndësinë e kësaj iniciative. Madje, siç konstaton analiza, vendi që votuesit i kanë dhënë kësaj ka qenë më i lartë se ai i referendumeve të rëndësishme nga vitet e kaluara, si ai për zgjerimin e lëvizjes së lirë, në vitet 2005 dhe 2009, miratimi i marrëveshjes për Schengen/Dublin në vitin 2005 ose iniciativa për dëbimin e të huaje kriminelë, e vitit 2010.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











