Lajme
Modelet e vjetra nga Zvicra, po sillen si të reja
Prodhime të vjetra tekstili nga Zvicra janë tentuar të kontrabandohen në Kosovë, për t’ua shituar më pas kosovarëve si të reja. Rreth 3500 konfiskuar në terminalin e Ferizajt
Një maune e mbushur me prodhime të vjetra tekstili nga Zvicra, është tentuar të kontrabandohej në Kosovë, për t’ua shituar më pas kosovarëve si mall i ri. Në këtë maune, kanë qenë të padeklaruara rreth 3500 copë të firmave, Armani, Pierre Balmain, Max Mara, Burberry, Moschino, Cavalli, Dondup, etj.
Kjo maune është ndaluar nga oficerët doganorë në terminalin doganor në Ferizaj, ndërsa malli ishte me origjinë nga Zvicra.
“Fatkeqësisht, kemi biznese që tentojnë t’i fshehin mallrat e tyre, siç po shihet në këto mallrat të përziera kemi gjetur një sasi të konsiderueshme të mallrave të tekstilit, të cilat tërësisht kanë qenë të padeklaruara, që u tentuan të kontrabandohen”, ka deklaruar për Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganave të Kosovës.
Sipas Stavilecit, nuk dihet vlera e saktë të këtij malli, për shkak se njësitet e specializuara janë duke punuar në këtë rast.
Zyrtarët doganorë nuk e kanë bërë të ditur adresën se në cilin biznes kosovar do të shkonin këto mallra, ndërkohë zyrtarisht merret vesh se ky tekstil i kontrabanduar destinacion kishte Prishtinën. Sipas burimeve të RTK-së, ato janë modele të vjetra dhe që blihen në ankande publike në shtetet evropiane, por që kosovarëve u shiten me çmime të larta.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?










