Lajme
Modeli i “mjekut të familjes”, gjithnjë e më i njohur në Zvicër
Pas rritjeve masive të primeve të sigurimit shëndetësor për vitin 2023, shumë konsumatorë po kërkojnë mënyra për të ulur koston, përcjell albinfo.ch.
Faqja e krahasimit të çmimeve analizoi tendencat e motorëve të kërkimit midis njerëzve që kërkonin opsione më të lira dhe zbuloi se modeli i ‘mjekut të familjes’ është aktualisht më i popullarizuari, me 42.5 për qind të të gjitha kërkimeve të fundit të sigurimit shëndetësor, njoftoi Comparis të enjten.
Kjo është 5.1 për qind më shumë se në vitin 2021.
Sipas këtij modeli, të siguruarit duhet të konsultohen me një mjek familjar – një mjek i përgjithshëm – i cili do të caktohet nga kompania e sigurimit dhe do të jetë përgjegjës për të gjithë trajtimin mjekësor.
Ai ose ajo do ta drejtojë pacientin te një specialist nëse është e nevojshme. Politikat “e rregullta” (më të shtrenjta) i lejojnë pacientët të zgjedhin vetë mjekët e tyre dhe të konsultohen me një specialist pa rekomandim.
Megjithatë, të siguruarit mund të kursejnë deri në 25 për qind në primet e tyre nëse zgjedhin modelin e “mjekut të familjes”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










