Lajme
Mohuesit e Koronës, me fletushka kundër detyrimit për vënie të maskës
Ato, me dizajnin dhe zgjedhjen e ngjyrave të kujtojnë pllakatet zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG)
“Detyrimi për maskë – i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, kështu mund të lexohet në fletushkat që një person i shpërndante te të shtunën në Bellevue të Cyrihut. Ato, me dizajnin dhe zgjedhjen e ngjyrave të kujtojnë pllakatet zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), shkruan 20minuten.ch.
Që nga dita e parë e hyrjes në fqui të detyrimit për maskë, individë dhe grupe të ndryshme e kanë luftuar atë me fletushka e pllakate të ndryshme.
Po të shikosh më nga afër fletushkën do të shohësh se në të ka vetëm argumente kundër vënies së maskave, transmeton albinfo.ch. Për shembull, aty, veç tjerash thuhet: “maskat e përditshme” nuk mbrojnë nga viruset, se furnizimi i oksigjenit përmes tyre zvogëlohet dhe se numri i baktereve dhe viruseve në mushkëri rritet për shkak të lagështirës nën m
askë dhe kështu shkaktohet dalja e puçërrave.
Në anën e pasme të fletushkës janë numrat që kanë për qëllim të dëshmojnë se nuk ka “rritje përkatëse të numrit të rasteve” dhe asnjë valë të dytë.
Drejtori i BAG flet për “Fake News”
Të dielën pasdite, drejtori i BAG, Pascal Strupler ka postuar në Twitter fletushkën në fjalë dhe ka shkruar: “Fake News!”.
Marcel Tanner, profesor i njohur i epidemiologjisë në Institutin Zviceran Tropikal dhe Shëndetin Publik njëherësh anëtar i task forcës federale, gjithashtu dënon veprimin: 2Deklaratat janë të gabuara. Ato nuk kanë asnjë bazë shkencore. »
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor Përballë rritjes së vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor, kantoni i Valaisit ka vendosur të forcojë... -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë














