Kuriozitete
Molekulat e pesticideve qëndrojnë për muaj të tërë në mjaltë
Sipas një studimi nga Neuchâteli, disa neonikotinoide nuk degradojnë dhe vazhdojnë të qëndrojnë deri në 40 muaj në mjaltë, informon Albinfo.ch. Studiuesit janë të shqetësuar për stabilitetin afatgjatë të këtyre molekulave për shëndetin e bletëve dhe njerëzve.
“Nëse neonikotinoidet – shtresë e kimikateve të përdorura si insekticide – raportohen në koshere me nektar, kjo do të thotë se e tërë kolona, duke përfshirë edhe mbretëreshën, është e ekspozuar gjatë gjithë jetës neurotoksikëve”, thotë Blaise Mulhauser, drejtor i kopshtit botanik të qytetit të Neuchâtel dhe bashkautor i studimit.
Duke u konsideruar ende si një strehë e papërpunuar, kopshti botanik i Neuchâtelit nuk është kursyer, nga bimë të egra të rajoneve të tjera, informon Albinfo.ch. “Ne e kuptojmë tani se çdo gjë që bletët e kanë burim ushqimi, ka një mesatare të kontaminimit të përhapur nga neonikotinoideve, jo vetëm në kulturat e rrafshnaltave, por edhe në bimë të egra”, ka thënë Blaise Mülhauser.
Në mënyrë të ngjashme, mjalta për konsum njerëzor do të mbajë të njëjtin përqendrim të pesticideve për shumë muaj, tha Edëard Mitchell, një profesor i biologjisë në Universitetin e Neuchâtelit dhe bashkautor i studimit.
“Edhe pse për momentin vetëm disa mostra të analizuara i kanë tejkaluar standardet për konsum njerëzor, ne nuk e dimë ende se çfarë ndikimi afatgjatë kanë këto substanca në shëndetin e njeriut”, ka përfunduar profesori.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













