Kosova
Molliqaj llogariti vitin e kaluar me formulë, VV i merr veç 21 deputetë
Anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj, rreth një viti më parë kishte bërë matematika sipas të cilave ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të pësonte rënie drastike si pasojë e ndarjes dhe krijimit të PSD’së.
Në emisionin Pressing të T7 (10 dhjetor 2018), Molliqaj kishte thënë se partia e Kurtit, pa PSD-në, nuk do të arrijë t’i fitojë as 32 deputetë e as të fitojë në Prishtinë.
Përveç kësaj, Molliqaj gjatë emisionit në një fletë të bardhë që kishte përpara vetes në tavolinë kishte bërë edhe matematika, sipas të cilave VV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të merrte vetëm 21 deputetë, pavarësisht sondazheve.
Ndërkohë derisa një konstatim i tillë komentohej me skepticizëm në debat i sipër, Molliqaj fliste i bindur, duke thënë se është shumë i zoti në punën e analizave dhe matematikës.
Megjithatë, sipas rezultateve zyrtare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, asnjëra prej pretendimeve të Molliqajt nuk po del të jetë e saktë.
Vetëvendosje ka dalë e para në nivel vendi dhe pritet që t’i marrë 32 deputetët, ndërkohë në Prishtinë e ka mposhtur LDK-në me një diferencë prej rreth 4 mijë votave.
https://www.facebook.com/ZonaExpressTV/videos/554887481984012/?t=0
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane











