Kosova

Publikohet lista e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani mbi 300 mijë vota

Është bërë publike lista e votave që kanë marrë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan albinfo.ch.

LVV-ja ka marrë 58 deputetë ndërsa, më e votuara në këtë listë është Vjosa Osmani.

Vlen te theksohet se Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota, ndërsa pas saj radhitet Glauk Konjufca si personi i dytë më i votuar në këtë subjekt, ndërkohë që Arben Vitia renditet i treti në këtë listë. /Albinfo.ch