Kosova
Nga rekorde botërore te udhëheqja e elitës së alpinizmit: Uta Ibrahimi në krye të një ekspedite në Himalaje
Këtë vjeshtë, ajo do të jetë në krye të një ekspedite të veçantë të organizuar nga Seven Summit Treks, një prej kompanive më prestigjioze në botë për ekspeditat në Himalaje
Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare të alpinizmit. Këtë vjeshtë, ajo do të jetë në krye të një ekspedite të veçantë të organizuar nga Seven Summit Treks, një prej kompanive më prestigjioze në botë për ekspeditat në Himalaje.
Ekspedita do të zhvillohet në dy faza. Nga 1 deri më 16 tetor 2026, pjesëmarrësit do të ndjekin itinerarin drejt Everest Base Camp, duke realizuar edhe ngjitjen në majën Lobuche (6.119 metra). Më pas, nga 17 tetori deri më 15 nëntor 2026, ekspedita do të vazhdojë me ngjitjen në Ama Dablam (6.812 metra), një prej majave më ikonike dhe teknikisht më sfiduese të Himalajeve.
Nën udhëheqjen e Utës dhe me mbështetjen e plotë logjistike të Seven Summit Treks, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përjetojnë një aventurë autentike malore dhe të mësojnë nga përvoja e alpinistes shqiptare që ka ngjitur të gjitha 14 majat mbi 8.000 metra, një arritje që e rendit atë ndër emrat më të respektuar të alpinizmit botëror.
Duke ndarë lajmin me ndjekësit e saj, Uta Ibrahimi e përshkroi këtë rikthim si një moment thellësisht personal dhe plot emocion:
“Jam shumë mirënjohëse që po kthehem në shtëpinë time – Himalaje. Prapë në Everest Base Camp, Lobuche e Ama Dablam. Prapë si guidë. Ka qenë një rrugëtim me shumë punë, sakrifica e vite të tëra për të arritur deri këtu. Prandaj, çdo rikthim në Himalaje ka një domethënie të veçantë për mua.
Nuk po kthehem vetëm për t’u ngjitur. Po kthehem për t’ju marrë edhe ju me vete. Për t’ju ndihmuar ta prekni ëndrrën tuaj, ta ndieni forcën e këtyre maleve dhe të kuptoni pse për mua Himalajet janë shtëpi.
Nëse e keni ëndërruar ndonjëherë këtë udhëtim, hajdeni.”
Ekspedita synon të bashkojë alpinistë dhe adhurues të maleve nga e gjithë bota, duke u ofruar atyre jo vetëm një sfidë sportive, por edhe mundësinë për të përjetuar Himalajet nën udhëheqjen e një prej figurave më të suksesshme të alpinizmit bashkëkohor.
Të interesuarit mund të rezervojnë vendin e tyre duke kontaktuar organizatorët në adresën elektronike: [email protected].
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë













