Kosova
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Kinës
Xhudistja kosovare triumfoi në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke siguruar medaljen e dytë të vitit dhe pikët e para në ciklin olimpik për Lojërat Olimpike.
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos, që u mbajt në Qingdao të Kinës, transmeton albinfo.ch.
Në luftën për vendin e tretë në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti bjellorusen Yana Makretskaya me waza-ari, duke u ngjitur në podium.
Gjatë rrugëtimit të saj, Laura regjistroi fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer dhe turkes Ozlem Yildiz, ndërsa në çerekfinale u ndal pas një dueli të gjatë e të fortë nga japonezja Narumi Tanioka. Në repesazh ajo u rikthye fuqishëm, duke mposhtur italianen Thauany Capanni Dias dhe më pas Makretskayan për medaljen e bronztë.
Kjo është medalja e dytë e Fazliut në vitin 2026, pas së argjendtës të fituar në Grand Prix të Austrisë. Me këtë sukses, 25-vjeçarja siguroi edhe 350 pikët e para në ciklin kualifikues për Lojërat Olimpike.
Kosova u përfaqësua në Qingdao me pesë xhudistë, ndërsa Laura Fazliu ishte e vetmja që arriti të fitojë medalje./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












