Lajme
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë
Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C
Zvicra po përjeton kulmin e valës aktuale të të nxehtit. Gjatë së shtunës, temperaturat në zonat e ulëta pritet të arrijnë nga 34 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone termometri mund të shënojë deri në 39 gradë, sipas MeteoNews, transmeton albinfo.ch.
Moti do të jetë kryesisht me diell gjatë gjithë ditës. Vetëm pasdite mbi zonat malore pritet të zhvillohen re të dendura, të cilat mund të sjellin stuhi lokale të shoqëruara me bubullima. Në mbrëmje, nuk përjashtohet mundësia që reshje dhe stuhi të izoluara të prekin edhe zonat fushore.
Megjithatë, pas këtij kulmi të vapës, moti pritet të ndryshojë gradualisht. Edhe e diela do të mbetet shumë e nxehtë, me temperatura nga 33 deri në 36 gradë, ndërsa në disa vende mund të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Sipas MeteoSwiss, rreziku për stuhi do të rritet fillimisht në zonat malore, ndërsa në mbrëmjen e së dielës dhe gjatë natës drejt së hënës, reshje të dendura dhe stuhi të forta mund të përfshijnë edhe ultësirat. Në disa zona priten erëra të fuqishme dhe sasi të mëdha reshjesh.
Lehtësimi i parë nga vapa pritet të vijë të hënën. Temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 28 gradë Celsius, rreth 6 deri në 10 gradë më pak krahasuar me kulmin e të nxehtit të së shtunës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











