Kosova
Posta e Kosovës, me pullë postare kushtuar Pavarësisë së SHBA-së
"Ky emision filatelik përkujton shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776
Filatelia e Postës së Kosovës, lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një jubile historik që shënon dy shekuj e gjysmë lirie, demokracie dhe zhvillimi.
“Ky emision filatelik është realizuar në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë ngjarje të rëndësishme historike, e cila përkujton shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776, si dhe trashëgiminë e saj të qëndrueshme në promovimin e vlerave demokratike në mbarë botën”, njofton Posta e Kosovës.
Gjatë historisë së saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e lirisë, paqes dhe zhvillimit global, ndërsa marrëdhëniet e veçanta të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbëjnë një shembull të bashkëpunimit dhe partneritetit të fuqishëm.
Emisioni përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, të cilat përkujtojnë këtë përvjetor të rëndësishëm. Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës i bashkohet kremtimeve të këtij jubileu, duke nderuar idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë.
Posta njofton se përveç pullës postare me vlerë nominale prej €2.10, e vendosur në tabak të dizajnuar me katër pulla postare, emetohet edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili, i shoqëruar me Vulën e Ditës së Parë, paraqet një tërësi të veçantë filatelike.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












