Lajme
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin
Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave
Shkrirja e akullnajave në Zvicër po arrin nivele shqetësuese, ndërsa vala e të nxehtit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit po përshpejtojnë humbjen e masës së akullit në Alpe.
Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i shkrirjes është shumë më i shpejtë se zakonisht për këtë periudhë të vitit, pasi temperaturat e larta dhe mungesa e borës në disa zona kanë lënë akullnajat të ekspozuara ndaj rrezatimit të fortë diellor. Kjo do të thotë se humbjet e këtij viti mund të jenë ndër më të mëdhatë nëse moti i nxehtë vazhdon edhe gjatë verës, transmeton albinfo.ch.
Fenomeni nuk prek vetëm peizazhin alpin. Akullnajat luajnë një rol kyç në furnizimin me ujë të pijshëm, bujqësi dhe prodhimin e energjisë hidrike. Shkrirja e tyre rrit gjithashtu rrezikun e rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe shembjeve të masave shkëmbore në zonat malore.
Sipas organizatave ndërkombëtare që monitorojnë ndryshimet klimatike, pesë nga gjashtë vitet e fundit kanë regjistruar ritmet më të larta të tërheqjes së akullnajave në histori, ndërsa periudha 2022–2024 shënoi humbjen më të madhe të masës së akullit të regjistruar ndonjëherë. Ekspertët paralajmërojnë se shumë akullnaja nuk do të mbijetojnë deri në fund të këtij shekulli nëse ngrohja globale vazhdon me ritmin aktual.
Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave, ndërsa shkencëtarët theksojnë se çdo valë e fortë e të nxehtit përshpejton edhe më shumë humbjen e akullit, duke e bërë rikuperimin e tyre gjithnjë e më të vështirë.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze Centralet bërthamore përdorin ujin e lumenjve për ftohjen e reaktorëve... -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës














