Kosova

Flamur gjigant amerikan vendoset në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Ambasada ka nisur përgatitjet për shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur një flamur gjigant amerikan në objektin e saj, përcjell albinfo.ch.

Përmes një njoftimi, ambasada bëri të ditur se vendosja e flamurit simbolizon fillimin e përgatitjeve për këtë jubile të rëndësishëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës. #Liria250”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Vendosja e flamurit është pjesë e aktiviteteve përkujtimore që do të zhvillohen në prag të përvjetorit të madh të pavarësisë dhe themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Albinfo.ch