Kosova
Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim për gazin amerikan
Pretendohet se qymyri ia ka siguruar Kosovës rrymën më të lirë në rajon
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj debatit për gazin e lëngëzuar amerikan (LNG), duke mohuar pretendimet se Qeveria e Kosovës është kundër këtij projekti, përcjell albinfo.ch.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rizvanolli tha se është e pasaktë të thuhet se institucionet e Kosovës kanë refuzuar gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo theksoi se Kosova ndodhet në një pozitë më të favorshme se shumë vende të rajonit falë rezervave të mëdha të qymyrit, të cilat kanë bërë të mundur shmangien e varësisë nga gazi dhe mbajtjen e çmimit të energjisë elektrike në nivele më të ulëta.
Sipas Rizvanollit, qytetarët e vendeve fqinje paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se qytetarët e Kosovës, ndërsa qëllimi i institucioneve mbetet ruajtja e çmimit sa më të ulët të energjisë për konsumatorët në vend.
Deklaratat e saj vijnë në mes të debatit publik lidhur me projektin për gazin e lëngëzuar amerikan dhe rolin e Kosovës në këtë iniciativë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













