Kosova
Monitorim 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë brenda tunelit të Llogorasë
Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po koordinojnë të gjitha masat në zbatimin e legjislacionit rrugor në hyrje dhe dalje të tunelit të Llogorasë, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan në tunelin e Llogorasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut”, tha Qato.
Drejtori i Policisë Rrugore u bëri apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kreu i ARRSH-së, Gjyli, tha se “kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë Rrugore, për të ndërhyrë në raste nevoje që mund të shfaqen gjatë operimit”.
Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër Lajm i mirë për qytetarët në Zvicër, bien çmimet e benzinës dhe naftës... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën














