Lajme
Monopoli “mbyt” tregun e lirë ekonomik!
Pavarësisht se modeli i ekonomisë së lirë është i rregulluar me Kushtetutë, ky model nuk aplikohet në masë të madhe në Kosovës, konsiderojnë ekspertët e ekonomisë
Deklarimi i përfaqësuesve vendor, se në Kosovë ekziston një ekonomi e lirë e tregut, me shumë është sintagmë politike se sa realiste. Sipas ekspertëve të ekonomisë, në Kosovë më shumë mbizotëron ekonomia e egër, kontrabanda, korrupsioni, monopoli, se sa ekonomia e tregut të lirë.
Pavarësisht se modeli i ekonomisë së lirë është i rregulluar me Kushtetutë, ky model nuk aplikohet në masë të madhe.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, fakti se në Kosovë ka barriera joformale, krim të organizuar, kontrabandë e korrupsion, tregon qartë se sistemi ekonomik i Kosovës nuk është duke shkuar me parimet e ekonomisë së lirë të tregut.
Tregu i lirë ekonomik parashikon ambient të mirë për investime, ligjshmëri të standardeve ndërkombëtare, aplikim të plotë të ligjeve, konkurrencë të lirë, respektim të ndërmarrësisë së lirë dhe rritje ekonomike të nxitur nga sektori privat.
Ismajl Kastrati, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë për REL se ekonomia e Kosovës më shumë i ngjanë një ekonomie të egër se sa një ekonomie të mirëfilltë të tregut.
“Në parim të gjithë deklarohemi për një ekonomi të lirë të tregut duke filluar nga zyrtarët shtetërore e më poshtë por, në esencë nuk kemi ekonomi të lirë të tregut, sepse para së gjithash kjo ekonomi është më tepër ekonomi e egër e tregut, sesa e mirëfilltë e tregut”, ka deklaruar ai.
Problemi i dytë, sipas Kastratit, është se ka monopole; shpeshherë strukturat qeverisëse i mbrojnë bizneset e caktuara dhe problemi tjetër “është se ka krim ekonomik, ka kontrabandë e cila normalisht e devalovojnë ekonominë e mirëfilltë të tregut”.
Duke iu referuar një raport të një Instituti Ekonomik në Gjermani, Kastrati tregon se në bazë të asaj analize të bërë nga ky institut rezulton se 1 dollarë i shmangur me korrupsion koston e ka 1.7 dollarë, ndërkaq çmimet e konsumit korrupsioni i rrit mesatarisht deri në 20 për qind.
“…të gjitha këto probleme që paraqiten në tregun e lirë me funksionimin e ekonomisë në parimet e tregut të lirë e shtrenjtojnë çmimet për konsumatorë e vështirësojnë ekonominë vendore, në veçanti atë prodhuese dhe agrobiznesin dhe normalisht i largojnë investitorët e huaj direkt”, thekson Kastrati.
Ai sugjeron që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë zbatimin e ligjeve të cilat janë bërë nga vetë ata dhe më pas janë miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ta luftojë korrupsionin dhe krimin ekonomik dhe të heq dorë nga monopolet.
Në anën tjetër, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini tregon se ekonomisë së Kosovës po i paraqiten mjaft barriera për të funksionuar si ekonomi e lirë e tregut.
Ai thotë se infrastruktura ligjore e Kosovës nuk është ndërtuar në bazë të ekonomisë së lirë të tregut. “Për shkak të infrastrukturës ligjore në Kosovë e cila nuk është ndërtuar në bazë të ekonomisë së tregut të lirë për arsyeje në Kosovë ende paguhet dogana për lëndë të parë, për teknologji për shërbime të ndryshme”, shprehet Shahini.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










