Lajme
Mos i hiqni ende palltot e dimrit në Zvicër, temperaturat do të jenë të ulëta
Temperaturat do të jenë "shumë poshtë" normave sezonale dhe presioni i ulët do të vazhdojë deri në mes të javës
Megjithëse fillimi zyrtar i sezonit të pranverës është vetëm disa ditë larg, moti i ngrohtë nuk pritet në të ardhmen e afërt, transmeton albinfo.ch.
Stuhia ‘Luis’, e cila ka përshkuar Zvicrën në ditët e fundit me erëra të forta, do të çojë në një front të ftohtë, sipas shërbimit të motit të MeteoSwiss.
Temperaturat do të jenë “shumë poshtë” normave sezonale dhe presioni i ulët do të vazhdojë deri në mes të javës.
Periudhat e reshjeve të borës priten të paktën deri të mërkurën, parashikojnë meteorologët.
Në shpatin verior të Alpeve tashmë kanë rënë 10-30 cm dëborë të freskët. Po ashtu, mediat zvicerane shkruajnë se gomat e dimrit duhet të jenë me patjetër gjatë kësaj kohe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













