Kosova
Mosrespektimi i masave, policia detyrohet t’i arrestojë
Derisa qytetarët nuk po respektojnë masat emergjente të vendosura nga autoritetet në Kosovë, mijëra persona janë arrestuar si shkak i mosvendosjes së maskës dhe mosrespektimit të distancës.
Ndërsa, në anën tjetër, nga instituti për drejtësi, Ehat Miftaraj mendon se këto masa ndaj qytetarëve janë të kundërligjshme.
Ai në një intervistë për “Zërin” tha se autoritet kanë bërë shkelje të qytetarëve derisa kanë kryer arrestime.
“Masat e ndërmara nga Qeveria qoftë Kurti, por edhe Hoti, janë të kundërligjshme dhe me këtë në njëfare mënyre i ka udhëzuar edhe prokurorit edhe gjykatat e tjera si cdo rast i cili është i iniciuar nga prokuroria ndaj qytetarëve të Kosovës për mosrespektim të masave duhet të mbyllen dhe të mosprocedohen penalisht”.
Qytetarëve, të cilëve u janë shqipëtuar masa të tilla, Miftaraj thotë se kanë vetëm një mundësi për t’u kompensuar.
“Fatkeqësishtë Kosova nuk ka bazë ligjore përmes së cilit qytetarët kanë mundësi të padisinë shtetin për inicinim e procedurave penale ndaj tyre. Por në përjashtim u lejohet vetëm e drejta për të paditur shtetin ndaj atyre personave të cilëve ju është caktuar masa e paraburgimit”.
Në bazë të monitorimit të IKD-së ka ndalime dhe arrestime deri në 48 orë të qytetarëve, e në këto raste të arresuarit maksimumin që mund të përfitojnë nga shkeljet e të drejtave të njeriut janë 35 euro dita, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha














