Autotech
Mosha dhe mbipesha rrisin rrezikun për të rrahura të parregullta të zemrës
Rreziku për të pasur ritëm jo të rregullt të zemrës rritet me moshën dhe kur njerëzit janë mbipeshë, sidomos për burrat më të vjetër se 50 vjeç dhe gratë më të vjetra se 60-vjeçe.
Sipas hulumtuesve, që shikuan të dhënat e 80 mijë njerëzve, mes moshave 24 dhe 94, në katër studime të mëdha evropiane u kuptua se asnjë nga ta nuk vuan nga ky problem.
Pasi ndoqën gjysmën e pjesëmarrësve në studim për së paku 13 vjet – dhe disa për gati 28 vjet – hulumtuesit gjetën se 4.4 për qind e grave dhe 6.4 për qind e burrave nisën të zhvillojnë problemin me të rrahura jo të rregullta të zemrës. Krahasuar me njerëzit që nuk kishin fare këtë problem, rreziku për të vdekur i atyre me të rrahura të parregullta u trefishua gjatë periudhës së studimit, sipas raportit të hulumtuesve në “Circulation”.
Pesha e tepërt rriti më së shumti rrezikun për të rrahura të parregullta të zemrës ka thënë Dr. Christina Magnussen nga Qendra Universitare e Zemrës në Hamburg të Gjermanisë.
“Për çdo pesë kilogramë të shtuar, të rrahurat e pazakonta rriten për 31 për qind te burrat dhe 18 për qind te gratë. Pasi pesha është faktor i madh rreziku, ne këshillojmë që të humbni peshë”, ka thënë ajo, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











