Lajme
Moska e shqetësuar për “trajnimin” e luftëtarëve sirianë në Kosovë
© Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin ka theksuar në Këshill të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar për njoftimet se kryengritësit sirianë po trajnohen në Kosovë.
Ai ka thënë se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.
Çurkin ka theskuar se duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane. Ai bëri të ditur se Kosova ishte ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe, në vitin 2011, sepse “ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata”.
Hoxhaj ka hedhur poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në Kosovë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













