Lajme
Mosmiratimi i dy ligjeve, e lë Kosovën pa aplikuar për anëtarësim në UNESCO
Mos miratimi i tyre i ka pamundësuar Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në UNESCO. Këtë e ka pranuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën, përveç humbjes së disa fondeve që FMN-ja po i kushton edhe diçka tjetër. Për arsyen se Kuvendi i Kosovës gjatë legjislaturës së kaluar dhe vonesë së konstituimit në këtë legjislaturë kanë mbetur pa u miratuar ligji për Liritë Fetare dhe ai për Trashëgiminë Kulturore.
Mos miratimi i tyre i ka pamundësuar Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në UNESCO. Këtë e ka pranuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj.
“Kosova nuk ka aplikuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) akoma. Jemi në pritje të miratimit të dy ligjeve: Ligjit për Liritë Fetare dhe Ligjin për Trashëgiminë Kulturore të cilat ende nuk kanë kaluar. Jemi duke punuar, jemi duke i parë të gjitha mundësit dhe opsionet, besoj që kemi edhe pak kohë për të aplikuar dhe do të shohim si do të shkojnë rrjedhin gjërat”, ka thënë ai për ekonomiaonline.
Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në nëntor në Paris, ndërsa për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare të saj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit













