Lajme

Moti në Kosovë, vranët dhe me shi

Në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut vende-vende do të jenë edhe më intensive.

Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 12 gradë celsius. Do të dominojnë erëra nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e nga mesi i javës me tendencë të rënies.