Bota
Motoçiklistët ndihmojnë refugjatët
Motoçiklistët myslimanë në Australi, në mesin e të cilëve edhe turq, u nisën nga Melbourne për në Sydney për të tërhequr vëmendjen për kushtet e këqija në të cilat jetojnë refugjatët, me ç’rast synojnë të mbledhin 50.000 dollarë australianë, raporton Anadolu Agency.
Motoçiklistët që do të marrin pjesë në këtë aktivitet humanitar, të organizuar nga organizata humanitare Islamic Relief Australia (IRAUS), në bashkëpunim me anëtarët e grupit të motoçiklisëve Ali Davidson, për 6 ditë do të udhëtojnë 879 kilometra.
Ata do të zhvillojnë fushatën në qytetet që do t’i vizitojnë gjatë udhëtimit për të mbledhur sasinë e parave që kanë planifikuar. Salih Yiğit, një nga vullnetarët e ekipit, në deklaratë për AA tha se janë një ekip prej 8 personash, në mesin e të cilëve 5 turq.
Ai tha se synojnë të mbledhin ndihma financiare duke tërhequr vëmendjen për gjendjen e refugjatëve që jetojnë në kushte të rënda në mbarë botën.
“Mundohemi që të mbledhim 50 mijë dollarë për Fondacionin Islamic Relief. Shpresojmë të mbledhim ndihma për jetimët, personat që kanë nevojë, refugjatët që janë pa ushqim, pa shtëpi, gjegjësisht ata që janë nën persekutim”, u shpreh Yiğit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













