Lajme
Motoçiklistët pa asnjë incident kthehen në Serbi
Rreth 1000 motoçiklistë kanë marrë pjesë në një rok koncert në Mitrovicën e veriut, ndërsa të dielën kanë ikur për Serbi
Rreth 1000 motoçiklistë serbë të ardhur nga të gjitha viset e Serbisë kanë qëndruar të shtunën mbrëma në pjesën veriore të Mitrovicës me idenë që ta shënojnë “Vidovdanin”, edhe në Kosovë.
Këta motoçiklistë, siç kanë raportuar pjesëtarë të policisë së Kosovës, janë larguar të dielën paradite për në Serbi, nëpërmjet kufirit në Jarinje.
Këta motoçiklistë kanë marrë pjesë në një rok koncert në Mitrovicën e veriut e banuar me shumicë serbe, ndërsa përkundër gatishmërisë së policisë së Kosovës, nuk është shënuara asnjë incident i theksuar.
“Koncerti ka përfunduar pas orës 12 të natës, dhe në të kanë marrë pjesë 2000 – 2200 vetë. Grupet e motoristëve, që kanë hyrë mbrëmë në Kosovë, deri në mëngjes, e kanë lëshuar territorin e Kosovës në grupe më të vogla. Nuk ka pasur incidente, përveç një aksidenti në fshatin Rudare, kur një prej motoristëve ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë tha për REL, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Sami Mehmeti.
Ndryshe, dy vjet më parë në të njëjtën kohë disa qindra pjesëtarë me motoçikleta kishin ardhur nga Serbia në Gazimestan për të shënuar Vidovdanin. Ata kishin sjellë me vete edhe ndihma për serbët e veriut, si dhje në spitalin rajonal kanë dhuruar gjak për nevojtarët serbe të tri komunave veriore.
Këtë vit motoristët kanë arritur dy ditë më vonë, ndërsa kalimin në pjesën e shqiptarëve duket se kishte qenë i pamundur për ta, pasi që Policia e Kosovës duket se nuk ka pranuar t’i shoqërojë. Kjo për faktin se që një grup serbësh të cilët u shoqëruan të enjten nga policia, e keqpërdorën këtë duke sulmuan policinë me ç’rast u lënduar 32 prej tyre.
Bëhet e ditur se gjatë gjithë natës së mbrëmjes Policia e Kosovës, përfshirë edhe njësitë speciale kanë qenë gati për intervenim, në rast të ndonjë provokimi apo incidenti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










