Lajme
Mozzarella italiane që prodhohet në Shqipëri tash e 25 vjet
Mozzarella Italia në Shkallnur është e para fabrikë që ka prodhuar djathin mozzarella në Shqipëri dhe prej 25 vjetësh ofron këtë djathë si dhe nënprodukte të tjera të qumështit.
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri, Eduard Shalsi, vizitoi ditë më parë këtë fabrikë.
Shalsi informoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë u diskutua mbi problematikat që ky sektor po përballet dhe të cilat mund të jenë zgjidhjet më të mira që mund të gjejmë bashkarisht.
“E njoha Nazifin kur erdhi dhe u ankua për një gjobë (ende i pazgjidhur si problem) dhe më tregoi rrugëtimin e tij që kur u kthye nga Italia më 1995 për të hapur një biznes që nuk njihej në Shqipëri, prodhimi i mozzarellës. Sot ai ndan dijet dhe eksperiencën e tij me kompani të tjera dhe të rinj të apasionuar me këtë profesion”, u shpreh ministri, shkruan agroweb, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Shalsit, duhet të kesh një pasion dhe dashuri të madhe për punën, ashtu si Nazifi, që të nisësh nga asgjëja dhe pavarësisht problemeve dhe vështirësive të shumta me të cilat përballesh, sërish të punosh fort dhe të ofrosh produkte të shëndetshme dhe bio.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër Kompani të mëdha në Zvicër paralajmërojnë largime nga puna... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025














