Kosova
Muja: Rrogat e deputetëve janë shumë të larta
Armend Muja: Rrogat e deputetëve janë shumë të larta krahasuar me standardin jetësor
Së fundmi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar mbrëmë se pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shumë të larta.
Këtë deklaratë Muja e ka dhënë në emisionin “DPT te Fidani” të T7, kur është pyetur për kërkesat e sindikatave.
Sipas Mujës, në fillim të mandatit ata i kanë propozuar edhe opozitës që ta adresesojnë këtë çështje, por që s’ka pranuar askush.
Me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro, Muja thotë se paga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro.
“Unë mendoj që rrogat e deputetëve janë shumë të larta, krahasuar me standardin jetësor që e kemi dhe ideja ka qenë që në fillim të mandatit, ne i kemi th;në edhe opozitës, a të fillojmë pra ta adresojmë k;të shqetësim, s; pari prej vetes. Hajde po fillojmë prej deputetëve. Merre krejt Evropën, rroga e deputetit është sa pesë herë mesatarisht rroga minimale, që i bjen rroga minimale që ne po propozojmë është 250 euro, që rrjedhimisht i bjen që rroga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro, jo aq e lartë. Dhe, pastaj kur ta fillojmë prej vetit, kemi një autoritet moral që t’i dërgjojmë edhe të tjerët apo kërkesat tona na duken më të sinqerta. S’kanë pranu, s’pranon kërkush dhe për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi, unë mendoj që duhet të vendoset rend, parim i meritokracisë dhe transparencës dhe për këtë arsye ka nevojë për një kudjes”, ka deklaruar Muja në T7.
Ndryshe, sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars ligji të shkojë për miratim në Kuvend, duke paralajmëruar greva dhe protesta, nëse një gjë e tillë nuk ndodh.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë Studiuesit përdorin tumorin e pacientit për të trajnuar sistemin imunitar, duke hapur rrugë të reja në... -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër?













