Jeta në Zvicër
Müller: BE i shtron Zvicrës kërkesa të papranueshme
Müller shprehet i sigurt se "kështu si e ka skicuar BE-ja në mandatin e saj, nuk do të ndodhë kurrë..."
Janë bërë të njohura një pjesë e qëndrimeve të reja të formuluara nga Bashkimi Evropian për negociatat rreth marrëveshjes bazë me Zvicrën. Këto qëndrime, të cilat ministrat e 28 vendeve të BE-së i kishin unifikuar më 6 maj, sipas një publikimi prej 7 faqesh të bërë në gazetën “SonntagsZeitung” janë tepër të rënda për t`u pranuar nga Zvicra.
Lidhur me këtë, në po këtë gazetë ka bërë një reagim të ashpër kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller. “Me këtë mandat, ne gjendemi para kërkesave maksimaliste të BE-së.Kërkesat tona ndryshojnë nga këto”, ka thënë Müller për “SonntagsZeitung”. Në dokumentin e publikuar të BE-së, veç tjerash zë vend edhe kërkesa që marrëveshja bazë të përfshijë edhe mekanizma vëzhgimi dhe kontrolli për zbatimin e saj.
Por, Müller shprehet i sigurt se “kështu si e ka skicuar BE-ja në mandatin e saj, nuk do të ndodhë kurrë. Nëse do të ndodhte, atëherë Zvicra do të bëhej shteti më pak sovran nga të gjithë shtetet e Evropës. BE-ja, sipas Müllerit, duhet ta dijë se Zvicra nuk do ta pranojë kurrë një kërkesë të tillë maksimaliste.
Lidhur me çështjet institucionale të bashkëpunimit me BE-në, negociues në emër të Zvicrës do të jetë ministri i jashtëm, Didier Burkhalter. Ai i përket partisë FDP/PLR dhe, siç thotë Müller, ka marrë nga kjo parti “vijat e kuqe të qarta” që nuk bën të kalohen.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












