Kultura
Jmsn (Christian Berishaj), koncerte në Cyrih dhe Bazel
Këngëtari, autori i teksteve, instrumentisti i shumëfishtë, mjeshtri i zërimit, producenti videoartisti (… a ka më?) shqiptaroamerikan Jmsn alsia Christian Berishaj e ka filluar karrierën e tij muzikore nga mosha e tij shkollore me koncerte nëpër garazhe në një paralagje të Detroitit. Në vitin 2008 ai e ka braktisur bendin e tij dhe ka kaluar të jetojë në Los Angeles , ku, pas një kohe të shkurtër ka bërë emër si solo-këngëtar shumë premtues.
Me albumin e tij debutues “Priscilla” ai ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit shumë tënjohur, fituesit të shumëfishtë të çmimit Grammy, Usher. Ai e ka quajtur albumin e shqiptarit Jmsn (Jameson) si “favorite new act” të tij.
Numri i madh i talenteve i ka sjellë Berishajt bashkëpunim me emra si Game, J.Cole, Tyga. Ab-Soul, Kaytranada etj.
Në vitin 2014 ai ka edituar albumin e tij të dytë “Jmsn (The Blue Album)”.
Aktualisht multitalenti shqiptaroamerikan ndodhet në një turne evropiane, ku po mban koncerte në Britani të Madhe, Gjermani, Zvicër etj. Albinfo.ch merr vesh se Të mërkurën, më 8 prill ai performon në Cyrih (“Exil“, Hardstrasse 245, 8005 Zürich) me fillim në orën 21. Ndërsa të enjten, po në orën 21 është koncerti i tij në Bazel (Kaserne Basel (Rossstall 1&2).
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












