Lajme
Mundësi punësimi për emigrantët e kthyer në Shqipëri
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka marrë iniciativën për rishikimin e të gjithë legjislacionit shqiptar për emigrimin
Autoritetet në Tiranë po shqyrtojnë mundësinë e punësimit jo vetëm për emigrantët afatgjatë, por edhe për ata qytetarë të cilët qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër jashtë shtetit me anë të liberalizimit të vizave.
Ky është synimi i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, e cila ka marrë iniciativën për rishikimin e të gjithë legjislacionit shqiptar për emigrimin, me qëllim krijimin e mundësive të reja të punësimit.
Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun, shprehu mbështetjen e saj në këtë iniciativë, transmetojnë mediat e Tiranës.
Ndryshimet ligjore gjithashtu synojnë të mbështesin të gjithë emigrantët shqiptarë në përballjen me krizën ekonomike që po kalojnë vendet ku ata emigrojnë
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












