Zhvillim
Mundësi të reja për punësim të kosovarëve jashtë vendit
Nga projektet e realizuara gjatë këtij viti për punësim sezonal në Gjermani, Zvicër dhe në disa shtete të regjionit, kanë shkuar dhjetëra qytetarë
Gatë vitit që po lëmë pas autoritetet kosovare kanë arritur të finalizojnë disa marrëveshje me disa shtete të Bashkimit Evropian për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës.
Me Gjermaninë, siç thonë zyrtarët qeveritarë kanë arritur të realizojnë punësim sezonal, ndërsa të tjera punësime priten të realizohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se gjatë këtij viti kanë trokitur në dyert e shumë shteteve për të kërkuar punësim sezonal për punëkërkuesit kosovarë.
“Ideja themelore gjatë këtyre takimeve ka qenë që nuk kemi nevojë për numra të mëdhenj, nuk është ideja për mijëra, por ideja është që të hapet mundësia në mënyrë që t’iu dëshmojmë këtyre shteteve që Kosova ka punëkërkues të kualifikuar, por edhe punëkërkues që shkojnë punojnë marrin një shkathtësi pune dhe kthehen prapa në Kosovë”, thotë Abrashi.
Nga projektet e realizuara gjatë këtij viti, tregon Abrashi, për punësim sezonal në Gjermani, Zvicër dhe në disa shtete të regjionit, kanë shkuar dhjetëra qytetarë, por numri i përgjithshëm ende nuk dihet.
Interesimi i punëkërkuesve për punësim sezonal ka qenë për në Gjermani, ku sipas ministrit Abrashi, Gjermania, pasi që e ka shpallur Kosovën vend të sigurt të origjinës, ka ndryshuar kushtet dhe kriteret për punësim të përkohshëm të qytetarëve.
“Nga janari, me lehtësi qytetarët e Kosovës do të shkojnë të punojnë në Gjermani. Gjatë ditëve në vijim do të publikojmë kushtet dhe rregullat e reja për punësim të përkohshëm ose migrim qarkor në Gjermani, kuptohet jemi duke folur çdoherë për migrim legal”, shpjegon Abrashi.
Shtetet, të cilat pranojnë të punësojnë punëtorë sezonal nga Kosova, kanë qenë të interesuar për të gjithë sektorët, por me një theks të veçantë është përkujdesja shëndetësore, ndërtimtaria, atë elektrik, hidraulikë etj.
Punësimi sezonal në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian vazhdimisht është konsideruar projekt i nevojshëm për qytetarët e Kosovës, ku papunësia është mbi 35 për qind.
Për shumë të rinj që janë intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Evropian është parë si një mënyrë e mirë për të krijuar përvojë pune dhe për t’i ndihmuar ata financiarisht.
Ermal Thaçi, student i Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, thotë se do të pranonte me shumë dëshirë një ftesë për punësim sezonal, kudo në shtetet e Bashkimit Evropian.
“Do të shkoja të punoja, nëse do të kishte të bënte diçka me profesionin tim si arkitekt për atë që studioj, por si punë sezonale do të punoja edhe si kamerier apo çka do qoftë nëse do t’më jepej mundësia”, shprehet Ermali.
Ilir Krasniqi, student në Fakultetin Juridik, thotë se nëpërmjet punësimit sezonal, të rinjtë do të mund të krijonin një buxhet, me të cilin pastaj do t’i paguanin edhe studimet e tyre.
“Nëse mua do të më jepej mundësia, do të punoja në çështjet juridike, pasi që e kam punuar këtë punë dhe e punoj ende. Punësimi sezonal do t’iu ndihmonte shumë të rinjve. Pavarësisht se punësimi sezonal është jo më shumë se tre muaj, ata do të paguheshin mirë për këtë punë. Ata do të merrnin ndoshta dy apo tre mijë euro që për një student, i cili studion në Kosovë, do të ishte një lehtësim i madh për të paguar studimet”, thekson Iliri.
Ndryshe, në Kosovë sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërkaq rreth 300 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën, numër ky që mund të jetë edhe më i lartë, sepse jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












