Kosova
Mundësia e pezullimit të liberalizmit të vizave, flet Von Cramon
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka përjashtuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të bllokimit të fondeve të IPA-s, përcjell albinfo.ch.
Madje, ajo përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se të vihet në dyshim një gjë e tillë është e ndaluar, derisa ka shtuar se prioritare është zgjidhje urgjente për veriun.
“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. E kam pak a shumë idenë se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun”, ka shkruar ajo duke reaguar mbi postimin e Petrit Selimit.
Më herët, ish-ministri i Punëve të Jashtme ka thënë se tri shtete të BE-së po i shqyrtojnë kërkesat për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se këto janë lëvizje drastike e të papranueshme.
“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova”, ka shkruar Selimi në Twitter.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100









