Shkurt.ch
Mundësit, kundër përdorimit të imazhit të tyre në fushatën antikosovare të SVP-së
SVP-UDC, duke marrë shkas nga sulmi me thikë i dy kosovarëve mbi një mundës, kishte nisur një fushatë me afishe të në gjithë Zvicrën
Federata e Mundësve tradicionalë të Zvicrës (Schwinger) i ka drejtuar një letër proteste partisë SVP-UDC për siç thuhet, keqpërdorimin për qëllime të veta politike që ajo po i bën këtij sporti. Sipas federatës, kjo parti “po stoliset me pendla të huaja”.
Kjo letër proteste ka ardhur pasi që SVP-UDC, duke marrë shkas nga sulmi me thikë i dy kosovarëve mbi mundësin Kari Zingrich, kishte nisur një fushatë me afishe të shpërndara në gjithë Zvicrën, ndërsa SVP e kantonit të Cyrihut edhe në fushatën aktuale po përdor motive me sportin e mundjes.
Kryetari i Federatës së Mundësve të Zvicrës, Ernst Schläpfer ka konfirmuar njoftimin rreth kësaj, që së pari është publikuar në “Sonntags Zeitung”. “Ne e kemi lutur SVP-UDC-në përmes një letre të dërguar që në fillim të shtatorit, që të heqë dorë nga marketingu me mundësit”. Ndërsa, për shkak të fushatës së re të nisur tash nga SVP e kantonit të Cyrihut, kjo federatë do të reagojë sërish.
Sipas Schläpfer, SVP-UDC-ja e përdor popullaritetin e sportit të mundjes për të fituar vota. ” Ne, nga ana tjetër, nuk mund të bëjmë marketing me SVP-në, sepse kush do të ishte ai që do të vinte në festat tona të mundjes, për shkakun e një Mörgeli ose të një Fehri (Funksionarë të lartë të SVP-së)”, shton Schläpfer. Sipas tij, mundësit janë të hapur dhe pranojnë mendimet e ndryshme, dhe nuk janë sikur SVP-UDC-ja.
Veç kësaj, shumica e politikanëve të SVP-UDC të prezantuar në prospektet e fushatës nuk janë mundës – as për nga fryma dhe as për nga fiziku i tyre minor.
Mörgeli,. i cili edhe apostrofohet në këtë letër, e konsideron dyfytyrëshe protestën e mundësve. Sipas tij, “kryetari i federatës, Ernst Schläpfer është ish deputet kantonal i Partisë Socialdemokrate. Prandaj është qartë se si frymon ai. Por, mundësit me siguri nuk votojnë për Partinë Socialdemokrate.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese Studiues zviceranë dhe amerikanë kanë përdorur të dhëna nga radarët e motit për të vlerësuar numrin... -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024











