Zhvillim
Mungesa e stabilitetit, sinjal i keq për investimet
"Asnjë investitor nuk do të lejojë që të dështojnë për shkak të tensioneve politike që ka Kosova. Pra është një mundësi që investitorët potencial të na anashkalojnë, derisa ata që janë të pranishëm të kërkojnë zgjidhje tjetër, ndoshta edhe jashtë vendit”
Zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë të cilat janë karakterizuar me përplasje ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës, do të ndikojnë negativisht në tërheqjen e mundshme të investitorëve të huaj në vend.
Kështu vlerësojnë përfaqësues të investitorëve evropianë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, të cilët flasin për një gjendje jo të mirë ekonomike në Kosovë.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se situata aktuale politike në vend është duke dëmtuar rëndë zhvillimin ekonomik.
“Nuk është fjala vetëm për investitorët e huaj, por edhe për ata vendor apo atyre që kanë investuar në Kosovë. Të gjithë kanë arsye të jenë të frikësuar nga mosstabiliteti politik dhe mos funksionaliteti i shtetit”.
“Asnjë investitor nuk do të lejojë që të dështojnë për shkak të tensioneve politike që ka Kosova. Pra është një mundësi që investitorët potencial të na anashkalojnë, derisa ata që janë të pranishëm të kërkojnë zgjidhje tjetër, ndoshta edhe jashtë vendit”, shton Rexhepi.
Partitë opozitare për afër dy muaj po pamundësojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes për demarkacion me malin e Zi.
Si shenjë pakënaqësie të këtyre marrëveshjeve, partitë opozitare në vazhdimësi kanë protestuar, protesta këto të cilat kanë eskaluar në dhunë.
“Nëse shteti nuk funksionon nuk ka as zhvillim ekonomik. Ta kujtojmë vitin 2014 kur rritja ekonomike ishte vetëm 1.2 për qind nga 4 e më shumë sa ishte vitet e mëhershme. Norma më e ulët e rritjes ekonomike ka qenë par në vitin e kaluar kur ka pasur vonesa në themelimin e institucioneve të vendit”, ka theksuar Rexhepi.
Edhe drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se pamjet në Kuvendin e Kosovës dhe protestat të cilat po eskalojnë në dhunë ndërmjet policisë dhe protestuesve janë pamjet më të këqija që mund t’i jepen një investitori potencial.
“Çdo imazh i cili përçohet përmes televizorit, çdo imazh negativ, si dhe trazirat që po ndodhin në Kosovë, frikësojnë investitorët potencial, dhe i vendos në dilemë investitorët aktual që janë në Kosovë, për shkak se investitorët kanë nevojë për stabilitet, në mënyrë që kapitali i tyre që është investuar të jetë i sigurt”, shton Balija.
Balija ka treguar se gjatë takimeve që kanë pasur me investitorët potencial dhe atyre që tani më kanë shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë shihet se investitorët e huaj kanë një imazh mjaft negativ për Kosovën, më negativ sesa që është realisht.
“Është e rëndësishme që liderët politik të përçojnë mesazhe pozitive sa i përket investimeve të huaja, pasi që investimet e huaja janë një prej mekanizmave themelorë që i nevojiten Kosovës për të krijuar vende të reja të punës, duke pasur parasysh normën e lartë të papunësisë që e kemi dhe normën e varfërisë”, ka theksuar Balija.
Bilanci i investimeve të huaja direkte sipas të dhënave zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në qershor të këtij viti arriti në 163.6 milionë euro.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










