Sport
Mungesat e lojtarëve kyç, e bëjnë më të vështirë fitoren ndaj Çekisë
Mungesat e lojtarëve kyç si: Milot Rashica, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli ia kanë bërë edhe më të vështirë Kosovës “luftën” për një fitore të madhe.
Nesër Kosova do të përballet me Republikën Çeke që momentalisht renditet në vendin e dytë në tabelë, me 6 pikë nga 3 ndeshje, kurse Kosova nga 3 ndeshje ka siguruar 5 pikë në total.
Një fitore eventuale e Kosovës do t’i shtonte gjasat për t’u bërë pjesë e “Euro 2020”, përderisa barazimi apo humbja do t’i bënte gjërat më të vështira për “Dardanët.”
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, do të tentojë të mbulojë boshllëkun që kanë krijuar lëndimet e lojtarëve të sipërpërmendur, por forma e mirë e Vedat Muriqit dhe Bersant Celinës është edhe një tjetër shpresë e fortë, në të cilën po mbahet jo vetëm trajneri Challandes, por edhe tifozët e shumtë, shkruan RadiK4.
“Në kokën time dhe të ekipit, ne duhet të ëndërrojmë. E kam thënë edhe më parë që gjithçka e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Kështu që pse jo?”, këto ishin edhe fjalët e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, i cili duket se beson shumë në djemtë e rinj të ekipit të tij.
Ndeshja futbollistike në mes të Kosovës dhe Republikës Çeke luhet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00. Vlen të theksohet se stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë, ngaqë biletat për këtë lojë janë shitur brenda 15 minutave, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë











