Lajme
Mungesë e ilaçit parandalues kundër HIV në Zvicër
Zvicra po përballet me mungesë të PrEP, ilaçit që përdoret për parandalimin e infektimit me HIV. Mijëra persona që e përdorin këtë trajtim kanë hasur vështirësi për ta siguruar në farmaci gjatë javëve të fundit.
Organizatat shëndetësore u kanë bërë thirrje përdoruesve që të tregojnë solidaritet duke ndarë furnizimet ose duke ulur përkohësisht konsumin për të përballuar mungesën. Federata Zvicerane e AIDS-it gjithashtu u ka kërkuar mjekëve të kufizojnë recetat, duke rekomanduar që pacientëve t’u jepet vetëm një kuti për konsultë.
Ndërprerja e përdorimit të PrEP nuk është e rrezikshme në vetvete, por gjatë kësaj periudhe personi humb mbrojtjen kundër HIV-it.
Trajtimi gjenerik i PrEP rimbursohet nga sigurimi bazë shëndetësor vetëm në kushte të caktuara dhe kushton rreth 72 franga në muaj. Ndërsa versioni origjinal, i cili nuk është në mungesë, kushton rreth 544 franga në muaj dhe nuk mbulohet nga sigurimi.
Prodhuesi i gjenerikut në Zvicër shpreson ta zgjidhë problemin e furnizimit deri në fund të prillit, megjithatë disa farmaci paralajmërojnë se mungesa mund të vazhdojë deri në qershor.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













