Kosova
Mungesë e theksuar e specialistëve të Emergjencës në Kosovë
Për të ballafaquar fluksin e qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore emergjente, Emergjenca në Prishtinë ka nevojë për të paktën 39 specialistë të Urgjencës, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 93 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa 38 mijë prej tyre kanë qenë nga komuna e Prishtinës, shkruan EkonomiaOnline.
Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, duhen ende mjekë specialistë për të përballuar fluksin e qytetarëve. “Në Qendrën Emergjente i kemi 25 specialistë që 23 prej tyre punojnë me ndërrime. Për momentin mua më duhen edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente që me mbërri minimumin e standardëve botërore. Sipas standardeve botërore në 100 mijë banorë duhet me qenë 14.9 specialistë të emergjencës, ndërsa ne në 2 milionë banorë i kemi 2.6 specialistë”, thotë Syla, përcjellë albinfo.ch.
Kosova për shkak të ikjes së infermierëve dhe mjekëve specialistë është duke u ballafaquar me një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












