Shkurt.ch
Mungojnë pilotët, Swiss anulon fluturimet
Numri i pamjaftueshëm i pilotëve ka shtyrë Kompaninë Ajrore të Zvicrës Swiss që të anulojë një numër fluturimesh për javën e parë të muajit mars.
Siç ka deklaruar zëdhënësi i Swiss Jean-Claude Donzel për gazetën „NZZ am Sonntag”, kjo kompani ka anuluar njërin nga katër fluturimet ditore nga Cyrihu ode nga Gjeneva për në Nju Jork dhe mbrapa. Ai ka siguruar se udhëtarët që kishin planifikluar të udhëtonin në këtë linjë janë shpërndarë në linjat tjera.
Numri i kufizuar i pilotëve është po ashtu temë e bisedimeve që pilotët po i zhvillojnë me kompaninë për tu bërë pjesë e një kontrate kolektive.
Negociatat në këtë drejtim patën dështuar dhjetorin e kaluar. Pilotët kërkonin përmirësim të kushteve të punës ndërkohë që drejtoria ka për synim plotësimin e boshllëqeve në personel.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











