Lajme
Murati merr mbështetjen gjermane për mësimin shqip
Ministri Murati u takua me kryetaren e Parlamentit dhe me ministrin e Integrimit të Landit Nordrhein Vestfalen. Ata mbështetën idenë për mësimin plotësues të shqipes
Përfaqësuesit e landi Nordrhein Vestfalen në Gjermani e kanë mbështetur kërkesën e ministrit kosovar të Diasporës, Valon Murati për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në këtë shtet, ndërsa kanë shprehur gatishmëri edhe për bashkëpunim ekonomik, por edhe për binjakëzim komunash me atë kosovare.
Ministri Murati i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, gjatë ditës së sotme është pritur në ndërtesën e Parlamentit të landit më të madh në Gjermani, Nordrein Vestfalen, nga presidentja e Parlamentit të Landit, Carina Godecke si dhe nga ministri i Shtetit për Integrim, Rainer Schmeltzer.
Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ministri Murati i njoftoi zyrtarët e lartë të shtetit gjerman për punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e tërheqjes së investimeve, për mësimin plotësues, ndihmën që Republika e Kosovës i jep diasporës shqiptare për integrimin sa më të mirë në shtetet pritëse.
Siç thuhet në njoftimin e MeD, ministri kosovar ka falënderuar zyrtarët Godecke dhe Schmeltzer për ndihmën që landi Nordrhein Vestfalen e jep për mësimin në gjuhën shqipe, duke kërkuar që kjo të merret edhe si model i suksesshëm për t’u aplikuar në landet e tjera, ku mësimi i gjuhës shqipe nuk përkrahet në nivel shtetëror.
“Takime si këto të sotmet na ndihmojnë të ndërtojmë raporte që përmes rrjeteve tona të bizneseve, së bashku me autoritetet e Landit, të organizohen forume të përbashkëta ekonomike për ngritjen e kapaciteteve tona si shtet, në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik”, tha ministri Murati.
Në anën tjetër, Schmeltzer e njoftoi ministrin Murati për qendrat komunale të integrimit, të cilat merren me çështjet e financimit të projekteve të komuniteteve, ndërsa u shpreh i gatshëm për themelimin e bashkëpunimit dhe prezantimin, si dhe përkrahjen e projekteve për aftësimin profesional në Kosovë.
Po ashtu, edhe kryetarja e Parlamentit e vlerësoi pozitivisht vizitën e ministrit Murati, duke theksuar se bashkëpunimi nuk duhet të ndalet vetëm në nivelin federal apo të Landit, por edhe në projekte të binjakëzimit të qyteteve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.
Gjatë ditës, ministri Murati, bashkë me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e vizitoi edhe minierën e famshme Zoll Zolverein, e cila është në listën e trashëgimive kulturore botërore, të mbrojtura nga UNESCO.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









