Kosova
Murati: Në Raportin e DASh-it fjala “korrupsion” përmendet 12 herë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që ka evidentuar korrupsion serioz qeveritar për vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Ai ka dhënë vlerësimin e tij për raportin, duke thënë se fjala “korrupsion” në atë raport përmendet vetëm 12 herë, për çfarë është mburrur përballë opozitës parlamentare.
“Nëse i qasemi në mënyrë kuantitative dhe objektive mund ta shohim sa herë është përmendur, me një kalkulim të thjeshtë, 12 herë. Në vitin 2019 fjala ‘korrupsion’ është përmendur 24 herë. Sipas DASh, nëse e shikojmë në suaza kuantitative ka përgjysmim dhe ne e mirëpresim përgjysmimin e korrupsionit”, është shprehur Murati.
“Nëse hymë edhe në cilësi dhe analizojmë çka është shkruar edhe vetë raporti dhe raportuesi ka rënë pre e dezinformatave të mediave që janë pjesë e gardës së vjetër, pjesëtarë të shoqërisë civile që janë zhgatime të gardës së vjetër”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












