Lajme
Murati njofton diasporën në Suedi për mësimin shqip
Ministri Murati tha në Suedi se përmirësimi i gjendjes në aspektin e mësimit shqip në diasporë, regjistrimi i bashkatdhetarëve dhe tërheqja e investimeve janë prioritet të Ministrisë
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati po qëndron në Suedi për t’i njoftuar bashkatdhetarët në Skandinavi lidhur me projektin e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ai takoi bashkëkombësit atje dh i njoftoi për të gjitha zhvillimet në Kosovë.
Sipas njp njoftimi lëshuar nga Ministra e Diasporës, ministri Murati në Malmo u takua me bashkatdhetarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme në këtë shtet.
“Fokusi i angazhimit tonë është përmirësimi i gjendjes në aspektin e mësimit shqip në diasporë, regjistrimi i bashkatdhetarëve tanë dhe tërheqja e investimeve nga diaspora”, u shpreh ministri Murati, i cili i njoftoi të pranishmit edhe për marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë lidhur me krijimin e mundësive për bërjen e praktikës në institucionet e këtyre dy shteteve nga studentët e diasporës.
Me këtë rast, i ftoi ata të aplikojnë brenda afatit të paraparë. Gjithashtu, i njoftoi prindërit për organizimin e kampeve në Kosovë për të rinjtë nga diaspora.
Të pranishmit e falënderuan ministrin për vizitën dhe, njëkohësisht, shprehën shqetësimet e tyre sidomos rreth çështjes së sigurimeve kufitare. Ditë më parë Ministri Muarti tha se do të angazhohet që sivjet bashkatdhetarët këto sigurime t’i paguajnë online dhe mos të presin në kufij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











