Kosova
Murati: Pagat për mësimdhënësit dalin sot
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në interpelancën ndaj tij ka thënë se beson që pagat për mësimdhënësit do të ekzekutohen sot, nëse komunat i kanë ridërguar listat, përcjell albinfo.ch.
Murati ka thënë se në rast se është bërë kjo, Thesari do të ndërmarrë të gjitha veprimet për ekzekutimin e pagave.
“Ne, siç e kemi thënë, u kemi kërkuar organizatave buxhetore që të rikonfirmojnë listat me kushtin që të përfillet kalendari i ri. Ato duhet ta konfirmojnë këtë. Thesari ka ndërmarrë të gjitha veprimet, shpresoj që deri në orën 15:00 të jenë konfirmuar listat. Komunat duhet të konfirmojnë listat, përndryshe pagesat nuk mund të bëhen. Po besoj se komunat e kanë bërë këtë dhe kjo do të shtyhet përpara”, tha Murati në seancë.
Ai foli edhe për kallëzimin penal ndaj tij, duke thënë se me këtë veprim PDK-ja tregoi se kush qëndroi pas grevës së SBASHK-ut.
“Në fund kallëzimin penal e dërgoi PDK në vend të SBASHK, u pa se kush ka qëndruar prapa këtij organizimi duke lënë mbi 300 mijë nxënës pa paga.
U shpërfaq po ashtu që SBASHK nuk i përfaqëson mësimdhënësit. Përkundër faktit se për vite të tëra kanë mbledhë miliona euro, ku ishte koha tu dilte në ndihmë mësimdhënësve që hynë në grevës, SBASHK as nuk e diskutoi këtë temë, u tha shkoni te Qeveria.
Nuk duhet të ketë tentativa nga opozita që ka humbur zgjedhjet të tentojë ta sabotojë shtetin”, tha ai.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë











