Lajme
Murati bashkatdhetarëve: raportoni kompanitë mashtruese
Nëpërmjet një mesazhi në facebook, ministri Murati i ka ftuar bashkatdhetarët që të bëjnë ankesa dhe të identifikojnë agjencitë turistike të cilat i kanë mashtruar me bileta
Shqetësimit të bashkatdhetarëve kosovarë për vonesa gjatë ardhjes dhe kthimit në vendet e punës i është bashkuar edhe ministri i Diasporës Valon Murati. Nëpërmjet një mesazhi në facebook, ai ka ftuar bashkatdhetarët që të bëjnë ankesa dhe të identifikojnë agjencitë turistike të cilat i kanë mashtruar me bileta.
“Të nderuar bashkatdhetarë, të gjithë ju që këto ditë keni rënë pre e mashtruesve të agjencive turistike gjatë kthimit nga Kosova në vendet ku punoni, në mënyrë që t’ia lehtësoni edhe Ministrisë së Infrastrukturës në trajtimin e kësaj problematike, klikoni në http://www.mi-ks.net/sq/aviacioni-civil për të bërë ankesë zyrtare”, thotë Murati.
Ministri kosovar po ashtu jep edhe detaje shtesë se ku mund të ankohen bashkatdhetarët.
“Në këtë link hapeni “Formularin e BE-së për ankesat e udhëtarëve nëpërmjet ajrit” si dhe më poshtë hapeni linkun i cili shpjegon procedurat e ankesës. Duke u ankuar e ndihmoni procesin e identifikimit të keqbërësve”, thuhet në reagimin e ministrit Murati në rrjetin e tij social.
Ndryshe, gjithmonë gjatë ardhjes, por edhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre të punës, shfaqen mashtrimi në dhënien e biletave. Albinfo.Ch disa herë ka raportuar se si janë stërshitur biletat, ndërsa pasagjerët kanë mbetur me orë të tëra, por edhe me ditë në aeroport.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











