Futboll
Muriqi, blerja më e shtrenjtë e Igli Tares
Vedat Muriqi brenda pak orësh pritet të jetë edhe zyrtarisht futbollist i Lazios. Sulmuesi kosovar ka kryer testet mjekësore në orët e para të ditës së sotme dhe në mesditë do të vërë nënshkrimin në kontratën me skuadrën e madhe italiane.
Meritat më të mëdha për transferimin e Muriqit te Lazio i ka drejtori shqiptar i kësaj skuadre, Igli Tare.
Madje, blerja e Muriqit do të jetë më e shtrenjta që nga koha kur Tare është drejtor i Lazios.
Deri sot, Joaquin Correa ishte blerja më e kushtueshme e Tares, pasi që 15.3 milionë euro i kishte kushtuar Lazios blerja e sulmuesit nga Sevilla.
Muriqi do të thyejë rekorden e Tares në shpenzime me vlerë prej 20 milionë eurosh.
Blerja e tretë më e shtrenjtë e Tares do të mbetet transferimi i Lazzarit nga Spal për 13.7 milionë euro.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













