Futboll

Muriqi: Goli ndaj Realit për Kosovën e Shqipërinë

Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores ndaj Realit në minutën e parë të kohës shtesë

Vedat Muriqi ishte emocional pas ndeshjes së fituar të Mallorcas ndaj Real Madridit 2:1.

Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores ndaj Realit në minutën e parë të kohës shtesë.

Pas fitores, golin ai ia dedikoi Kosovës me të cilën në mesjavë dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.

“Mirë isha, isha pak i lodhur sepse vija nga udhëtimi, nga ndeshjet që kishim. Kisha dy javë emocionale shumë, shumë të rënda. Pata telashe pas ndeshjes në finale, siç e keni parë, pasi nuk dua të flas më shumë. Dua ta mbyll këtë temë. Por, kam pasur nevojë për këtë gol. Edhe arriti goli në minutën e 91-të. I solla tre pikët këtu në Mallorca. Jam shumë, shumë i lumtur. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetin tim, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na kanë përkrahur. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikoheshim si Kosovë, si Shqipëri. Por shpresoj në Evropian”, deklaroi Muriqi për DigitAlb, transmeton albinfo.ch.