Kosova
Murtezaj në Bled kërkon përshpejtimin e proceseve integruese
Valon Murtezaj ka theksuar motivin e lartë të Kosovës në përcaktimin e qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike
Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që proceset integruese të përshpejtohen.
Këtë e ka bërë zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj në ditën e dytë të punimeve në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, përcjell albinfo.ch.
Murtezaj ka theksuar motivin e lartë të Kosovës në përcaktimin e qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike, si dhe vullnetin e palëkundur të Institucioneve të Republikës së Kosovës për të kryer pjesën e punëve dhe detyrave në këtë synim.
Në këtë diskutim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues nga institucione tjera të rëndësishme, si Komisioni Evropian, BERZH, dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Forumit Strategjik i Bledit është njëri nga organizimet më të rëndësishme, ku diskutohet për zhvillime të gjithëmbarshme globale.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate të skuqura të ngrira, majonezë dhe ketchup... -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg












