Lajme
Musk humb titullin si ‘njeri më i pasur në botë’
CEO i Tesla-s, Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes.
Musk së fundmi ka blerë Twitter-in dhe ka shitur aksione në kompaninë e tij të makinave elektrike për të ccuar deri në fund marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh që kishte me platformën e rrjeteve sociale.
Vendin e Elon Musk e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH, dhe familja e tij. Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.
Kurse shefi i ri i Twitter-it, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, aksionet e Tesla-s ranë rreth 4 për qind mëngjesin e së mërkurës.
E-Diaspora
-
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit,... -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj
Jeta në Zvicër
-
Afër 5,000 të huaj me vendim per dëbim, vazhdojnë të jetojnë në Zvicër Megjithatë, sipas SEM, shkalla e kthimit nga Zvicra, me 69%, është më e lartë e... -
Tirron Mamusha, i 22-ti mes mbi 10 mijë vrapuesve në Maratonën e Cyrihut -
Sa viza Shengen jep Zvicra dhe kujt i jep? -
Sistemi automatik i tarifave do të testohet në transportin publik zviceran -
Prof. dr. Florim Cuculi ligjëron për sëmundjet kardiovaskulare për komunitetin shqiptar në Lozanë











