Lajme
Mustafa kërkon nga PAN-i që të zhbllokojë kuvendin
"Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng"
Kryeministri në detyrë dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të kreut të PDK-së Kadri Veseli. Ai ka shkruar në profilin e tij ne facebook duke kërkuar nga koalicioni PAN që ta shfrytëzojnë të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese me aktvendimin e vitit 2014.
“Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë. Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Mustafa ka shtuar se partia e tij së bashku me partnerët e koalicionit e shohin vendin ndryshe. “Jo me ju në qeverisje. Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë”, ka shkruar Mustafa.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












