Zhvillim
Mustafa: Me miratimin e Ligjit për Veteranët, Kosova do të përfitojë miliona nga FMN’ja
“Vlerësimi i FMN-së, nga shumë takime që i kemi pasur gjatë vitit 2016, ishte se situata me pensionet e veteranëve të UÇK-së, për shkak të listave të fryra dhe mundësisë që fatura të jetë e pakontrolluar dhe rrëshqitëse, rrezikonte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës”
Në postimin e bërë për Vitin e Ri 2017, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova do të përfitojë miliona euro nga programet e Fondit Momentar Ndërkombëtar pas miratimit të Ligjit të ndryshuar për Veteranët.
“Vlerësimi i FMN-së, nga shumë takime që i kemi pasur gjatë vitit 2016, ishte se situata me pensionet e veteranëve të UÇK-së, për shkak të listave të fryra dhe mundësisë që fatura të jetë e pakontrolluar dhe rrëshqitëse, rrezikonte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa teksa ka numëruar programet ku do të përfitojë Kosova.
Në vazhdim, postimi i plotë: “Një ditë para përfundimit të vitit që e lamë pas, Kosova mori një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një pune të gjatë dhe shteruese, ndryshuam dhe plotësuam Ligjin mbi Veteranët e UÇK-së. Ndryshimi i këtij ligji në tre aspekte bazë: kufizimi i pjesëmarrjes në BPV, moskushtëzimi i pensioneve me pagën minimale dhe riklasifikimi i veteranëve, ishte dhe mbetet kusht për të mbetur në program të FMN-së, këtij institucioni shumë të rëndësishëm botëror.
Ja, pse ky vendim ishte aq i rëndësishëm.
Janë rreth 177 milion euro përkrahje buxhetore nga FMN dhe BE-ja të parealizuara për vitin 2016 dhe një pjesë për vitin 2017, të cilat rrezikonim ti humbnin, nëse Kosova do të largohej nga Programi i FMN-së. Po ashtu rrezikonim marrëveshjet e lidhura ose ato që pritet të lidhen për rreth 902 milion euro hua ndërkombëtare me Qeverinë e Francës, atë të Hungarisë, Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut; me Bankën Botërore, me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, me Bankën Evropiane për Investime, me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kishim informatë se me të qëndruarit në program të FMN-së mund të ndërlidhej edhe përkrahja e Bankës Botërore dhe agjencioneve të saj për të kredituar ndërtimin e TC Kosova e Re (një kredi që parashihet të sillet rreth 700 milion euro).
Vlerësimi i FMN-së, nga shumë takime që i kemi pasur gjatë vitit 2016, ishte se situate me pensionet e veteranëve të UÇK-së, për shkak të listave të fryra dhe mundësisë që fatura të jetë e pakontrolluar dhe rrëshqitëse, rrezikonte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës.
FMN kishte vlerësuar se për këtë destinim mund të ndahen në vit më së shumti 0.7% e Bruto Produktit Vendor, dhe të mos ketë tejkalim të kësaj vlere, e cila do të mbante në korniza relacionet ndërmjet investimeve kapitale, pagave dhe mëditjeve dhe transfereve sociale.
Ne arritëm, që me mirëkuptim dhe marrëveshje me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të përfshijmë këtë kriter në ligj së bashku me instrumentet të cilat e bëjnë të mundur përshtatjen e pagesave, për të mbetur brenda shumës prej 0.7% në GDP për vitin 2017. Me rritjen e Bruto Produktit Vendor (GDP) çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim.
Kuvendi dhe Qeveria me ndryshimin e këtij Ligji, ofruan stabilitet për kreditorët, për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm dhe kapacitet për të përballuar kërkesat dhe detyrimet nga Buxheti I Republikës së Kosovës dhe për të mbajtur një nivel të përballueshëm të ngarkesës së Bruto Produktit Vendor me tatime dhe taksa.
Falënderoj deputetët të cilët morën pjesë në seancën e Kuvendit, edhe pse ishte dita e parafundit e vitit 2016, dhe aktivisht kontribuuan për një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike dhe sociale të vendit tonë. Ky Ligj si dhe Buxheti prej mbi 2 miliard euro është bazament për një vit të mbarë e të suksesshëm.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten










