Lajme
Mustafa s’heq dorë nga zgjedhjet
Kryetari i LDK-së ka thënë se Qeveria dhe Parlamenti nuk mund të funksionojnë edhe më tutje kështu, prandaj vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Lideri i partisë më të fuqishme opozitare në Kosovë, Isa Musfa i LDK-së këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai këtë qëndrim e ka shfaqur edhe të mërkurën, duke arsyetuar qëndrimin e tij më “zallamahinë” politikë që ka përfshirë qeverisjen.
“Nuk mund të lejomë një situatë ku pozita po e lëshon Parlamentin dhe ne t’i mbyllim sytë e të themi se duhet të vazhdohet kështu”, ka deklaruar Mustafa për KTV-në. Sipas tij, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës vështirë mund të funksionojnë edhe më tutje kështu.
Ndërsa bashkëpartiaku i tij Lutfi Haziri ka kërkuar që para zgjedhjeve të ndryshohet kodi zgjedhor, sepse sipas tij, është e palogjikshme që të huhet në zgjedhje me praktikën e vjetër.
Ndërsa është vetë LDK ajo që ka bllokuar reformën zgjedhore në Kuvend, duke kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi që të realizojë marrëveshjen për presidenten e nënshkruar nga trojka, Thaçi-Pacolli-Mustafa. Me këtë marrëveshje, pas miratimit të reformës zgjedhore dhe kushtuese, presidentja duhet jap dorëheqje.
Po ashtu lideri i LDK-së, tashmë ka marrë një iniciativë për bashkimin e partive të djathta, me idenë që ta rrëzojë nga qeveria kryeministri Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













