CH-Ballkani
Mustafa vlerëson rolin e mërgatës në tërheqjen e investimeve të huaja
Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, në raportin e paraqitur para kabinetit qeveritarë për punën 100 ditëshe të qeverisë ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Ai ka potencuar se kontributi i tyre është i madh në tërheqjen e investimeve në Kosovës.
“Janë bërë kontakte mjaft të rëndësishme me bashkatdhetarët tanë që janë në vendet perëndimore, që kanë të bëjnë me tërheqjen e investimeve të tyre këtu dhe poashtu që kanë të bëjnë me integrimin e qytetarëve tanë në vendet ku ata jetojnë”, ka thënë Mustafa.
Në prezantim të planit në sektorin e ekonomisë, kryeministri ka përmendur Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike.
“Ne gjatë këtyre tre muajve, njëqind ditëve, kemi aprovuar dokumente shumë të rëndësishme siç janë Programi Qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe Plani i Implementimit të Programit Qeveritar, kemi aprovuar Planin e Punës të Qeverisë dhe kemi aprovuar poashtu Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike si program i cili është bërë edhe në suaza të nevojave të brendshme por edhe të reformave të cilat ne duhet t’i bëjmë si reforma strukturore karshi kërkesave të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Mustafa, transmeton albinfo.ch.
Ai është shprehur i bindur se ndryshimet dhe reformat në planin e zhvillimit ekonomik do të sjellin rezultate të prekshme.
“Në fushën e ekonomisë kemi bërë ndryshime substanciale të sistemit tatimor dhe mendojmë se këto ndryshime do të japin rezultate në zhvillimin ekonomik, kemi ndryshuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kemi ndryshuar Tatimin në Fitim, Tatimin në të Ardhura të Korporatave si dhe Tatimin për të Ardhurat Personale. Kemi bërë lirimin nga tatimi për import të makinerisë e cila shërben për prodhimtari dhe për investime në fushën e prodhimit”, është shprehur Mustafa.
Por pavarësisht asaj që e deklaron kryeministri Mustafa për rolin e mërgatës, ministri i Diasporës, Valon Muratin, ka thënë se diaspora nuk po investon në Kosovë për shkak të problemeve të mëdha që po i paraqiten.
Murati thotë se diaspora ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë.
“Mërgata ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë. Jemi duke punuar me gjitha institucionet që ta lehtësojmë burokracinë dhe t’i koordinojmë aktivitete e tona për ti lehtësuar investimet e diasporës në Kosovë”, ka thënë Murati në emisioni “Puls” të KTV-së.
Ai ka treguar se ka vizituar shumë biznesmenë kosovarë nga perëndimi të cilët janë të gatshëm të investojnë në shumë sfera.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












